
Autore e emisionit Elhame Zhitia-Krasniqi
Hyrja:
Edukimi, shkollimi, ngritja gjithpėrfshirėse dhe komunikimi i mirėfilltė nė familje janė kusht pėr tė krijuar profilin e tė rinjve shqiptarė qė e duan familjen, e ruajnė gjuhėn e ēmojnė tė kaluarėn, janė tė aftė pėr tė ardhmen dhe qė e kultivojnė dashurinė pėr vendlindjen dhe e ruajnė identitetin dhe qė janė faktorė ndryshimesh nė zhvillim si nė mesin ku jetojnė dhe nė atė nga vijnė.
Eli (Uppsala 2009)
Dallėndyshja emisioni i parė
Tė dashur lexues tė vegjėl e tė rritun andej nga jeni nė tė katėr anėt e botės:
Mirė se vini nė faqen e Dallėndyshja tė Radiodiasporės
Tė dashur fėmijė, ju qė keni ardhur nė kėtė botė si rrjedhim i dashurisė, tė tillė do tė jeni pėrherė jo vetėm pėr prindėrit e juaj, por pėr ne tė gjithėve qė ju rrethojmė, se ju jeni ardhmėria jonė, ju jeni gėzimi ynė, ju jeni vetė lumturia e jetės.
Unė Elhame Zhitia-Krasniqi, dhe xaxhi Ibo - Ibrahim Hoxha qė ėshtė edhe drejtor i kėsaj radioje dhe ėshtė nė teknikė gjatė emisioneve tona pėrcjellim pėrshėndetjen tonė nga zemra, njė pėrshėndetje qė ju e meritoni gjithmonė:
Paqi shėndet dhe jetė tė hareshme.
Dallėndyshja ...
Kėshtu kam titulluar kėtė emision tuajin, sepse ashtu sikurse ne qė na ka mbėrthyer fati nė mėrgim, ashtu edhe shumė nga poetėt tanė, sidomos ata tė Rilindjes Kombėtare, patėn tė njėjtin fat, si ne, tė jetojnė larg mėmėdheut.
Por aso kohe mundėsi komunikimi ishte ndonjė letėr qė pėrcillej mik pas miku e qė udhėtonte me muaj pėr tė shkuar nė mėmėdhe.
Mundėsi tjetėr ishte dėshira e shprehur me vargje qė ndonjė zog shtegtar tė fluturojė dhe tė pėrcjellė pėrshėndetjet, mallin e dashurinė deri nė vendlindje.
Shko dallėndyshe
Udha e mbarė
se erdh pranvera,
shko, dallendyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kerkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko ne Shkoder, n'qytetin tim.
Shendet prej meje te m'i falesh
saj shpise vjeter ku kam le,
me ato vende rreth t'perfalesh,
ku kam shkue kohen e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.
Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'perfalesh
n'ato fusha qe m'ka Shkodra
te lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambelcim,
fal me shndet qytetit tim.
T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nise me ty,
dojsha n'Shkoder me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.
__________________
Kėshu pra Filip Shiroka, poeti ynė i madh, i uronte udhė tė mbarė dallėndyshes pėr nė mėmėdhe.
Unė, pra ju them: Ejani Dallendyshe tė jemi sė bashku nė Radiodiasporė me emisionin tuaj Dallėndyshja.
Sot mundėsia pėr komunikim ėshtė krejt ndryshe. Nė momentin qė e themi fjalėn, atė ( fjalėn ) ka mundėsi tė na e dėgjojnė familja dhe tė afėrmit kudo qė janė nė botė. Nė atė ēast qė ne hedhim njė shkronjė nė tastaturė ka mundėsi ta lexojnė njerėzit tanė tė shpirtit gjithandej nėpėr botė.
Pra fėmijė tė dashur,
Le tė jetė ky emision dhe kjo faqe njė gur sa do i vogėl nė themelet e krijimit tė identitetit tuaj, tė mėsimit dhe ruajtjes sė gjuhės tonė tė bukurė, tė kultivimit tė vlerave tona tė lashta kulturore dhe si urė lidhėse mes nesh nga do qė na ka degdisur fati i jetes.
Pra, fėmijė tė dashur, pse jo edhe ju tė rinj, dallėndyshe kudo qė jetoni jeni tė mirėseardhur me sugjerimet e juaja, me dėshirat e juaja se ēfarė do tė donit tė trajtojmė nė kėtė emision tuajin.
Ne sigurisht se kemi ēka tė flasim me ju e pėr ju, tė flasim pėr dėshirat qė ju keni, pėr ėndėrrat qė ju thurni.
Do tė lexojmė bashkė pėrralla e tregime, do tė kėndojmė e thurim vargje ashtu siē kanė bėrė shumė shkrimtar tanė pėr ju si: Naim Frashėri, Odhise Grillo, Naum Prifti, Bedri Dedja, Rexhep Hoxha, Ali Huruglica, Rifat Kukaj, Gani Xhafolli, Rizah Sheqiri, Muhamet Krasniqi, Halil Xani, Agim Metbala, Agim Gashi, e shumė tė tjerė.
Ju ka rėnė tė na keni dėgjuar ne tė themi shpesh se ju jeni ardhmėria jonė, ashtu ėshtė. Por jemi ne ata qė duhet tė ju krijojmė si ardhėmėri e fortė dhe e ėmbėl, njikohėsisht e dashur dhe e ashpėr ashtu siē ėshtė edhe vetė jeta e ju do ta kuptoni mė vonė kėtė. Ne bėjmė pėrpjekjet tona qė pėrmes afrisė dhe dashurisė qė kemi pėr ju tė pėrpiqemi qė ju tė keni njė edukatė tė shėndoshė dhe kėtė mund ta bėjmė nė shumė mėnyra: pėrmes lojėrave, argėtimit, leximit, tregimeve, pėrrallave dhe mundėsive tė tjera tė shumta tė komunikimit, nė mėnyrė qe ju tė rriteni dhe edukoheni ashtu siē ėshtė mė sė miri dhe tė trashėgoni gjithė ato virtyte qė ne si komb i kemi. Pėr ne qė jetojmė nė mėrgim mbetet shumė e rėndėsishme qė tė pėrpiqemi ta ruajmė gjuhėn, qė ju tė keni mundėsi ti shijoni tingujt melodikė tė kėsaj gjuhe kaq tė ėmbėl - gjuhės sonė shqipe.
Sa gjuhė flet aq herė je njeri
E ēka nuk mund tė flasim ne, ju tė dashur i keni dėshirat pa kufi, ju e doni nėnėn, babain,motren, vėllan, gjyshen, gjyshin, e doni atdheun , por ju e doni edhe lojėn, se ajo ju rrit. I doni edhe pėrrallat, e pikėrisht me njė pėrrallė e kemi filluar emisionin tonė tė par pėr ju.
Autore e emisionit Elhame Zhitia-Krasniqi